Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Bjellorusisë filmohet duke sulmuar dhe arrestuar studentët


Një ekip i BBC-së ka filmuar policinë në Bjellorusi duke sulmuar dhe arrestuar me forcë studentët protestues në kryeqytet.

Studentët në Minsk e shënuan fillimin e vitit akademik me marshime kundër presidentit Aleksandër Lukashenkos, i cili ka qenë në pushtet për 26 vjet.

Protestat kundër sundimit të tij kanë filluar në të gjithë Bjellorusinë që nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, të cilat u konsideruan gjerësisht si të manipuluara dhe të refuzuara nga BE-ja dhe SHBA-ja duke u konsideruar si jo të lira apo të drejta.

Lukashenko insiston se ai ka mbështetjen e miliona Bjellorusëve. Reporteri i BBC-së Jonah Fisher, ndodhej në Minsk duke raportuar nga protesta, kur policët sulmuan studentët që protestonin në mënyrë paqësore.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, studentët po marshonin paqësisht në kryeqytet, të kapur krah më krah, kur përpara u doli grupi i policisë që nisi t’i shpërndante me forcë. Sipas gazetarit, protestuesit që arrestoheshin në Minks, pas shtatë ditësh thonin se janë dhunuar në paraburgim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *