Vendosni fjalën kyçe....

Sot seancë plenare, Basha dhe deputetët e tij mbërrijnë në Kuvend


Kreu i PD, Lulzim Basha dhe deputetët e tij kanë mbërritur në Kuvend, ku do të marrin pjesë në seancën plenare. Sot pritet të votohet ligji për kthimin e basteve online.

Kryedemokrati me grupin e deputetëve të tij kanë munguar në seancat plenare për shkak të kaosit që krijojnë grupi Bardi-Berisha, por sot 23 prej tyre nuk do të lejohen të futen në sallë duke qenë se janë të përjashtuar.