Vendosni fjalën kyçe....

Hillary Clinton bën thirrje për largimin e Netanyahu-t


Ish-sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton bëri thirrje për largimin e kryeministrit izraelit Netanyahu për mënyrën e tij të trajtimit të luftës ndaj Hamasit në Gaza, shkruan Times of Israel.

“Netanyahu duhet të largohet. Ai nuk është një udhëheqës i besueshëm. Nën hundën e tij ndodhi sulmi i 7 tetorit. Ai duhet të largohet dhe nëse është një pengesë për një armëpushim, nëse ai është një pengesë për të eksploruar atë që duhet bërë të nesërmen, ai absolutisht duhet të shkojë,” tha Clinton në “Alex Wagner Tonight” në MSNBC.

Në të njëjtën kohë, ishte e paqartë nëse Clinton besonte se Izraeli duhet të ndalonte fushatën e tij ushtarake në rrethanat e tanishme, pasi kishte shprehur mbështetje të fortë për përpjekjet e tij luftarake në të kaluarën.

“Ne dëshirojmë që të ketë një armëpushim. Nëse Hamasi do pranonte një armëpushim, do kishte një armëpushim”, tha ajo.

I pyetur për marrëdhëniet e presidentit amerikan Joe Biden me Netanyahun, ish-kandidatja demokrate për presidente dhe ish-Zonja e Parë tha: “Unë mendoj se Biden ka bërë gjithçka që mund të bënte për t’iu përgjigjur shqetësimeve të drejta të popullit izraelit pas 7 tetorit, për t’u bashkuar me Izraelin përballë një sulmi terrorist nga një organizatë terroriste. Por unë mendoj se është gjithashtu e qartë se Biden po bën gjithçka që mundet për të ndikuar te Netanyahu.”