Vendosni fjalën kyçe....

Mediet afër qeverisë ndjekin Erion Veliajn, sulm Grida Dumës


Pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se do të padiste në gjykatë Grida Dumën për shpifje, në disa media pranë qeverisë nisi një sulm online ndaj politikanes demokrate.

Media si gazeta Dita, Tema, Tirana Post, Lexo.al nisën të qarkullonin disa artikuj ku sulmonin demokraten lidhur me apartamentet që pretendon Veliaj se i ka fituar ajo pa të drejtë, për ndryshimin e mbiemrit apo dhe për jetën e saj personale siç e shikoni në faksimilet e mëposhtme të gazetave.

Gjithçka nisi pas megaoperacionit në Itali dhe hetimet ku përfshiheshin biznesmenë, politikanë e anëtarë të grupi mafioz ‘Ndrangheta’.

Partia Demokratike, përmes ish-deputetes Grida Duma doli duke akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, se del në përgjimet e antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’.

Duma tha se përgjimet e publikuara konfirmojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama po e përdorin Tiranën si lavatriçe për paratë e pista, të mafias dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit.

Por Veliaj reaguar duke u kthyer në kundërsulm ndaj Dumës. Ai tha se dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, janë bashkuar “në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh”. Këtu nisën dhe sulmet ndaj Dumës online.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *