Vendosni fjalën kyçe....

KLGJ vendos pezullimin nga detyra të gjyqtares Arnisa Këlliçi, akuza për kallëzim të rremë


Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin nga detyra të Gjyqtares Arnisa Këlliçi, e cila është marrë e pandehur nën akuzën për kallëzim të rremë, pas pretendimeve të saj se ishte kërcënuar me jetë ajo edhe familja e saj.

Në një kallëzim të depozituar më 20 Janar, gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës pretendoi se kishte marrë një letër kërcënuese që ia kishin vendosur në zyrën e saj, por sipas organit hetues ka rezultuar se letra kërcënuese është shkruar nga vetë Arnisa Këlliçi.

“E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”, shkruhej në letrën që gjyqtarja pretendoi se i kishe shkuar me anë të postës në zyrën e saj në institucionin e drejtësisë.