Vendosni fjalën kyçe....

Mbledhja e Reformës Zgjedhore, deputetët e opozitës tentojnë të hyjnë në sallë


Garda e Republikës nuk ka lejuar deputetët e grupit Bardhi-Berisha të hyjnë në sallën ku pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e komisionit për Reformën Zgjedhore. 

Siç shihet në pamjet, Bardhi së bashku me deputetë të Rithemelimit ka tentuar të futet me dhunë në sallën ku do të zhvillohet mbledhja ku pritet të dëgjohen organizatat e Shoqërisë Civile. 

Të njëjtin skenar, deputetët e grupit Bardhi-Berisha e përdorën edhe në mbledhjen e kaluar të komisionit në datën 26 janar duke shkaktuar që mbledhja e komisionit ku u miratua kalendari i punimeve të vijonte online.