Vendosni fjalën kyçe....

Gjekmarkaj: Nëse Berisha e mban PD-në kështu do jetë agoni e gjatë, të fillojmë me gjëra të reja


Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj tha se bashkimi i PD-së është në dorën e Berishës.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN, deuteti demokrat theksoi se duhen kapërcyer ndasitë dhe se mund  të ecet drejt një formimit të një federate në mënyrë që të përgatitet për zgjedhjet e vitit 2025.

Sipas Gjekmarkajt, opozita duhet të caktojë  që tani një kandidat për kryeministër, i cili të jetë edhe shef i opozitës dhe të mos merret me përçarjet e së shkuarës.

“Unë mendoj se opozita ka një shans, të propozojë në vazhdimësi gjëra të reja, të mos merret më kundërshtitë që e ndajnë, por me ato që e bashkojnë. Kam qenë i pari që kam hedhur idenë e një federate dhe të një kandidati për kryeministër që t’i tejkalojë kompentencat dhe të jetë ai shefi i opozitës për ta marrë këtë mandat nga pranvera, nga prilli, një vit para zgjedhjeve dhe të ndërtojë modelin e opozitës dhe të qeverisë të së nesërmes dhe jo robër të gjërave të vjetra. Ndryshe nuk shoh mundësi pushteti. Ne nuk kemi humbur çdo shans. Nëse ia dalim të sjellim njerëz të rinj, ide të reja dhe duke patur një komunikim intensiv me shoqërinë, larg ligjërimit të përditshëm, do të kemi shanse dhe shpresa që pas 12 vitesh ta ndryshojmë qeverinë dhe gjendjen në Shqipëri. Në këtë moment, Berisha është i vetmi që mund ta shpëtojë dhe të japë një zgjidhje. Nëse ua lë atyre poshtë tij, do të hyjnë në meskinitet. Ende nuk ka filluar ta zgjidhë. Duhet t’i japë zgjidhje përfundimtare. Nëse e mban kështu është agoni e gjatë dhe nuk do të na çojë larg. Ai ka instikte politike. Të fillojmë me gjëra të reja, të mos merremi me njerëzit, por me një kandidat për kryeministër.” – tha Gjekmarkaj.