Vendosni fjalën kyçe....

Afrika e Jugut regjistron 46 raste të dyshuara të kolerës


Ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut, Joe Phaahla, tha të hënën se vendi ka regjistruar 46 raste të dyshuara të kolerës dhe pesë raste të konfirmuara nga verifikimet laboratorike, që i përkasin periudhës nga 1 janari deri në 1 shkurtit, shkruajn mediat e huaja.

“Ndër pesë rastet e konfirmuara nga laboratori, tre janë të importuara nga vendi fqinj Zimbabve, i cila aktualisht po lufton me shpërthimin e sëmundjes së diarresë, ndërsa dy të tjerët janë vëllezër e motra të cilën nuk konfirmohen të kenë udhëtuar në zonat ku ka shpërthyer kolera”,  tha Phaahla në një konferencë për media.

“Katër nga rastet e konfirmuara u zbuluan në provincën Limpopo dhe tjetri u konfirmua në provincën Gauteng” është shprehur  më tej Ministri i Shëndetësisë.

 “Vendi mbetet në gatishmëri të lartë në rast të një  rritje të mundshme të rasteve”, tha ndër të tjera ministri,  duke shtuar se ekipet lokale të reagimit ndaj shpërthimit janë aktivizuar për të përcaktuar burimin e infeksionit dhe për të vendosur masa kontrolli në mënyrë që të shmanget përhapja në vende të tjera.

Të gjitha objektet shëndetësore publike dhe private kërkohen të qëndrojnë vigjilentë për shkak të rrezikut potencial të lartë të transmetimit të kolerës, sipas ministrit, i cili bëri thirrje për kujdes dhe mbajtjen e praktikave të duhura të higjienës personale.