Vendosni fjalën kyçe....

Reperi amerikan arrestohet në ceremoninë e ‘Grammy’


Reperi Killer Mike u arrestua nga policia gjatë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy të dielën. 

Sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi pasi ai mori tre nga çmimet më të mëdha të industrisë së muzikës për muzikën rap.

Policia e Los Anxhelosit nuk dha asnjë deklaratë për këtë çështje dhe dy oficerë thanë gjithashtu se nuk kishin asnjë informacion më tej mbi ngjarjen.

Videoja e postuar në rrjetet sociale tregonte policinë që shoqëronte  reperin Majk, me duar të lidhura me pranga pas shpine.

Hollywood Reporter, duke cituar një zyrtar të sigurisë në arenë, raportoi se Killer Mike u arrestua për një akuzë kundërvajtëse të paspecifikuar që nuk lidhet me çmimet Grammy.

Para ngjarjes së ndodhur , Killer Mike dhe bashkëpunëtorët e tij fituan çmimin e Grammy-z  për këngën dhe performancën më të mirë rep për ‘ Scientists Engineers, dhe çmimin për albumin më të mirë rap për ‘Michael’.

Killer Mike është gjithashtu i njohur për aktivizmin social për çështje të tilla si racizmi dhe brutaliteti policor.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters.