Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi Zgjedhor, Basha nga Fieri: PD program konkret për hallet e sipërmarrjes dhe pensionistëve


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga zhvilluar sot një takim në kuadër të Kuvendit Zgjedhor në degën e PD në qytetin e Fier.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se problemi kryesor që kanë shqiptarët sot, është ekonomia, papunësia dhe rritja e kostove të jetesës.

Basha tha PD ka një program me projekte konkrete që iu përgjigjet shumë shtresave që sot janë në nevojë.

 

“Në programin tonë qeverisës, një pikë e rëndësishme është që në 4 vjeçarin e parë të qeverisjes tonë, ish të përndjekurit politik do jenë në qendër të vëmendjes. Zotimi ynë ndaj ish pronarëve do të bëhet realitet. Shlyerja brenda një kohe 10 vjeçare të ish pronarëve. Aty ku 7501 njeh zaptuesin, pronarët real do zë shpërblehen me vlerën e tregut. Pronarët dhe të përndjekurit përbëjnë gjysmën e popullsisë. Kaosi me titujt e pronës kanë qenë instrumentet e korrupsionit të qeveritarëve. Me anë të reformës për pronat, PD do të mundësojë në dy vitet e para zgjidhjen e pasigurisë për pronën.

Problemi kryesor që kanë shqiptarët sot është ekonomia, papunësia, rritja e kostove të jetesës, shëndetësia, arsimi. Dua t’u them se PD shumë shpejt do të paraqesë një program që do t’i përgjigjet demagogjisë me fakte, t’i përgjigjemi kotësisë me program, me projekte konkrete për hallet e sipërmarrjes, pensionistëve, arsimtarëve, të rinjve”, tha Basha mes të tjerash.