Vendosni fjalën kyçe....

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj kërkon transmetimin “live” të gjyqit ndaj tij


Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili po përballet me akuzën për “shpërdorim detyre” në Gjykatën e Posaçme, ka kërkuar që procesi gjyqësor ndaj tij të regjistrohet dhe të bëhet publik për qytetarët.

Kërkesa u paraqit nga avokati i tij, Henrik Ligori, gjatë seancës së radhës për dosjen e njohur si “Buka sha”.

Sipas mbrojtjes, transparenca është thelbësore për një proces të drejtë dhe për informimin e opinionit publik.

“Të transmetohet live seanca. Publiku ta shohë procesin”, u shpreh avokati Ligori para trupit gjykues.