Vendosni fjalën kyçe....

Petro Koçi zbërthen “Enigmën”: Po s’u prekën edhe oligarkët, s’do bëhet drejtësi


Deputeti i PS-së, Petro Koçi, i njohur më shumë për disa video të shfaqura prej tij vetë në rrjetet sociale duke kënduar në makinë këngëë patriotike, deklaroi mbrëmë se nëse nuk goditen oligarkët në Shqipëri, nuk do ketë drejtësi.

Deputeti Koçi, deklaroi mbrëmë se SPAK-u nuk ka vepruar ndaj oligarkëve e theksoi me bindje absolute se nëse kjo nuk ndodh, s’do ketë drejtësi.

Nuk dihet ende çfarë dhe kë nënkupton Petro Koçi me oligarkë duke qenë se kryeministri Rama nuk e përdor si fjalë, madje i ka ironizuar ata që e përdorin.

Vlen të theksohet se deputeti Petro Koçi nuk njihet për ndonjë nismë ligjore për sa i përket SPAK-ut, institucioneve të drejëtsisë a ekonomisë dhe as nuk është dëgjuar ndonjëherë në parlament të flasë a përmendë ata që ai i quan oligarkë, vetëm nëse e ka pasur fjalën për oligarkët rusë të Putinit.

“SPAK ka vepruar ndaj krimit të organizuar por jo ndaj zyrtarëve të lartë, jo ndaj oligarkëve. Mendoj se po nuk u prekën oligarkët prek sa të duash politikanë, nuk ke bërë drejtësi në Shqipëri. Sepse janë çështje që ngatërrohen mes politikanëve dhe oligarkëve. Po them një gjë që e kam bindje absolute, nëse nuk preken edhe oligarkët, në këtë vend nuk bëhet drejtësi” – tha deputeti mbrëmjen e djeshme në emisionin Frontline në ReportTv.

Shënim: Makina Enigma është një pajisje shifrore e zhvilluar dhe përdorur në fillim deri në mesin e shekullit të 20-të për të mbrojtur komunikimin tregtar, diplomatik dhe ushtarak. Ajo u përdor gjerësisht nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, në të gjitha degët e ushtrisë gjermane. 

Ndërsa Gjermania naziste prezantoi një sërë përmirësimesh te Enigma gjatë viteve, ato s’i penguan përpjekjet e deshifrimit. Polonia e zbërtheu e para  makinën që në dhjetor 1932. Ndarja e mesazhevve nga Polonia u mundësoi aleatëve të shfrytëzonin mesazhet e koduara nga Enigma si një burim kryesor të inteligjencës. Shumë analistë thonë se zbërthimi i Enigmës nga inteligjenca e aleatëve shkurtoi luftën në mënyrë thelbësore Luftën e Dytë Botëtore dhe madje mund të ketë ndryshuar fatin e saj.