Vendosni fjalën kyçe....

Partia e Lirisë për Arben Ahmetajn: I kanë bllokuar llogaritë, por për inceneratorin e Tiranës vazhdojnë pagesat


Këshilltari në Partinë e Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me bllokimin e llogarive bankare të ish- ministrit Arben Ahmetaj.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se ndërkohë që Ahmetaj ka llogaritë e bllokuara, pagesat vijojnë për inceneratorin inekzistent të Tiranës.

‘Drejtësia e re i ka bllokuar Arben Ahmetajt llogaritë bankare për të paguar shkollimin e vajzës, por si shpjegohet që për inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës pagesat vazhdojnë dhe shtohen, madje duke i hequr fondet arsimit?!” – shkruan Blushi.