Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Rritja e çmimeve ka rënduar pensionistët


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i sigurt se efekti i rritjes në nivel dyshifror i çmimeve dhe veçanërisht atyre ushqimore ka rënduar edhe më shumë pensionistët.

Meta thekson se ulja e kostos së lartë të jetesës është objektiv kryesor i politikave ekonomike dhe sociale të Partisë së Lirisë

Efekti i rritjes në nivel dyshifror i çmimeve dhe veçanërisht atyre ushqimore ka rënduar edhe më shumë pensionistët sepse pesha e ushqimeve është 59% e shpenzimeve të tyre mujore. Nëse në vitin 2018, pensioni mesatar ishte sa 31% e pagës mesatare bruto, në vitin 2023 ky raport arriti në 25%. Pra një rënie e ndjeshme. Ulja e kostos së lartë të jetesës është objektiv kryesor i politikave ekonomike dhe sociale të Partisë së Lirisë. Modeli ekonomik së kullave dhe narkoekonomisë e ka çuar në greminë ekonominë e vendit dhe të shumicës dërrmuese të shqiptarëve”-shkruan Meta.