Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Itali një 27-vjeçar shqiptar, shiste drogë nga tualeti i një lokali


Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar 27-vjeç, i cili akuzohet për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. I riu përdorte tualetin e një lokali si bazë për aktivitetin e tij kriminal, duke fshehur dozat e kokainës në pragun e jashtëm të dritares së banjës.

Ai qëndronte për disa orë në lokal çdo ditë, ndërsa klientëve u dorëzonte dozën brenda ambientit. Pas një periudhe vëzhgimi, autoritetet e kapën në flagrancë teksa i jepte një dozë kokaine një klienti. Gjatë kontrollit që pasoi, policia gjeti edhe 19 doza të tjera të fshehura.

Ndërkohë, pronari i lokalit është vënë nën hetim për mosmarrjen e masave për të ndaluar aktivitetin e paligjshëm në ambientet e tij, dhe për këtë arsye, autoritetet i kanë pezulluar licencën e aktivitetit.