Vendosni fjalën kyçe....

Gjergj Luca ironizon Berishën, shfaqet në ballkon, mbështetësit poshtë brohorasin të ngazëllyer (Video)


Biznesmeni Gjergj Luca, ka ironizuar arrestin në shtëpi të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka improvizuar një skenë në biznesin e tij në Labinot të Elbsanit.

Luca shfaqet në ballkonin e një prej godinave të biznesit, njësoj siç bën Berisha çdo mbrëmje në banesën e tij, ndërkohë që poshtë dhjetëra punonjës që imitojnë mbështetësit e Berishës brohorasin e mbajnë në duar pankarta.

Madje me njërin prej tyre që dukej si Berisha.

“O Gjergj Luca, o hero, gjithë Fish City ty të do.” – dëgjohen të thërrasin ata.

Ndërkohë pas pak çastesh Luca u mban atyre një fjalim “prekës”.

“Vëllezër e motra, sot jemi mbledhur të gjithë bashkë të flasim e të na dëgjojë gjithë Europa rrugëtimin tonë 32-vjeçar. Para 32 vitesh ne këmi shkatërruar regjimin  më të egër që mund të egzistojë në Europë. Nisëm rrugëtimin për të bërë Shqipërinë demokratike, duke shkatërru fabrikat, uzinat, çdo gjë që na dilte para. Të gjithë bashkë ne do bëjmë mosbnindje civile. Si ballkoni i Zhuljetës në Verona të Italisë është bërë edhe ballkoni im në Labinot të Elbasanit poshtë të cilit dashnorët e lirisë protestojnë çdo natë për mua. Si mund të vijojmë me këtë histori pa fund me këta horra që na vjedhin votat. Rroftë populli shqiptar.” – thotë me ironi ai në Facebook.