Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Sido që të jetë sistemi, rëndësi ka të jemi gati për zgjedhje


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se partia që drejton pavarësisht sistemit zgjedhor që vendoset rëndësi ka të jenë të gatshëm.

Meta theksoi se PL është forca që i dha fund polarizimit ekstrem dhe do ringrihet më fuqishëm se kurrë në të ardhmen.

“Për ne, sido që të jetë sistemi, e rëndësishme është të jemi të gatshëm, qoftë me sistemin aktual që ka rrezik të mbetet, jemi të qartë dhe të përgatitur sesi do të orientohemi, edhe nëse Shqipëria do të bëhet një zonë.

Kryesorja është se PL, si forca që ka merita të jashtëzakonshme në këtë vend, forca që i dha fund polarizimit ekstrem, të ringrihet shumë e fuqishme për të ardhmen duke forcuar vetveten”, tha Meta.