Vendosni fjalën kyçe....

Avokatët e Hashim Thaçit paralajmërojnë tërheqjen nga mbrojtja e tij, nuk janë paguar


Ish-Presidenti Hashim Thaçi shumë shpejt mund të mbesë pa avokatët e tij kryesor. Avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi të cilët po e mbrojnë në rastin e tij në Hagë, përmes një mocioni kanë paralajmëruar tërheqjen nga kjo detyrë.

Gregory Kehoe, avokati kryesor, së bashku me ekipen e tij, avokatët, Joe Reeder, Greenberg Legal Assocciates dhe anëtarë të kësaj kompanie, kanë parashtruar këtë mocion, pranë Dhomave të Specializuara për shkak të moskryerjes së obligimeve ndaj tyre.

Avokatët e ish presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e tij në Gjykatën Speciale.

Si shkak në kërkesë është përmendur moskryerja e obligimeve ndaj tyre.

“Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Associates Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimin nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara”

Derisa të caktohen avokatët e tjerë, deri në një periudhë 45 ditore të njëjtët avokatë do vazhdojnë punën e tyre.

Në bazë të nenit 21(4)(e) të Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar (“Ligji”), z. Thaçi ka të drejtë të “mbrohet përmes një avokati specialist të zgjedhur prej tij; të informohet, nëse ai ose ajo nuk e bën këtë, të ketë ndihmë juridike për këtë të drejtë; dhe t’i caktohet një Këshilltar Special ose atë, në çdo rast kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë dhe pa pagesë prej tij, ose ajo në çdo rast të tillë nëse ai ose ajo nuk ka mjete të mjaftueshme për të paguar për të.” – citohet ligji për Dhomat e Specializuara.

Pagesat për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë është e obliguar ta bëjë Ministria e Drejtësisë në Kosovë.