Vendosni fjalën kyçe....

Partizani gjunjëzon Tiranën në derbi, Laçi ngjitet në krye të renditjes


Partizani ka fituar derbin ndaj Tiranës. Në ndeshjen e luajtur në ‘Elbasan Arena’, ekipi i Ilir Dajës arriti të fitojë më rezultatin 2-1 në një ndeshje me shumë ritëm e emocione.

Në ndeshjen tjetër të mesditës, Laçi mori një fitore tejet të rëndësishme ndaj Skënderbeut duke u ngjitur për herë të parë që prej fillimit të kampionatit në krye të renditjes i ndjekur nga Partizani.

Ndërkohë tani po luhet ndeshja mes Teutës e Kastriotit që është në barazim. Durrsakët po bëjnë një sezon të mirë duke qenë ndër pretendentët për titullin kampion e një fitore sot do e barazonte me pikë me Laçin në krye.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *