Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me thikë gjatë meshës në Stamboll, vritet një person


Dy persona të maskuar qëlluan dhe vranë një person gjatë meshës  në kishën Santa Maria në Stamboll.

Duke dënuar sulmin, ministri i brendshëm turk njoftoi nisjen e një hetimi dhe ekipet e policisë kanë nisur përpjekjet për kapjen e sulmuesve.

Sulmi ndodhi rreth orës 11.40 me orën lokale, kur dy persona të armatosur dhe me maska sulmuan me armë.

Lidhur me sulmin, zëdhënësi i Partisë AK, Ömer Çelik tha: “Ne dënojmë fuqishëm sulmin e armatosur ndaj një qytetari tonë gjatë meshës në kishën Santa Maria në Sarıyer, Stamboll. Forcat tona të sigurisë po kryejnë një hetim në shkallë të gjerë për këtë çështje. Ata që kërcënojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre.”