Vendosni fjalën kyçe....

Roma i beson De Rossit, i zgjat kontratën për tre vite


Që kur e mori drejtimin e skuadrës së Romës, duke e zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho, Daniele de Rossi e ka transformuar këtë ekip.

Që nga ardhja e tij, romakët janë rilindur, duke arritur kualifikimin në Ligën e Kampionëve pas triumfit të Atalantës në Ligën e Evropës.

Rezultatet e mira kanë bërë që Roma të vendos t’ia vazhdojë kontratën De Rossit edhe për tri vitet e ardhshme.

Përndryshe De Rossi, ka qenë edhe lojtar i skuadrës ku kaloi shumicën e karrierës së tij futbollistike, ku kishte bërë 616 paraqitje.

Ndërsa si trajner, është puna e tij e dytë, më parë ishte SPAL-i.