Vendosni fjalën kyçe....

Arnold Schwarzenegger nuk do ngrejë padi ndaj sulmuesit


Aktori Arnold Schwarzenegger nuk do të ngrejë padi ndaj personit që e sulmoi gjatë një aktiviteti në Afrikën e Jugut.

“Shumë prej jush më kanë pyetur, por unë nuk do ngre padi”, tha aktori në një postim në “Twitter”.

 “Unë shpresoj se kjo ishte një thirrje zgjimi për të, dhe ai e çon jetën e tij në rrugën e duhur. Por unë po shoh përpara dhe do të preferoja të fokusohesha tek më shumë atletë që njoha në @ArnoldSports Africa”, janë fjalët e aktorit.

Një video u bë virale të shtunën, ku shfaqej ish-guvernatori republikan i Kalifornisë në një aktivitet në Johanesburg, Afrikë e Jugut.  Një burrë u hodh në ajër dhe e goditi Schëarzenegger-in nga prapa me shkelma.

Schëarzenegger nuk u lëndua, por u duk shumë i tronditur kur personeli i sigurisë nxitoi të ndalonte dyshuarin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *