Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rregullat e lojës nuk ndryshojnë sa herë i ndryshon mendja dikujt


Lulzim Basha tha se rregullat e lojës nuk ndryshojnë sa herë i ndryshon mendja dikujt, duke iu referuar komisionit të reformës zgjedhore, ku grupet e tjera të opozitës, kërkojnë zëvendësimin e Enkelejd Alibeajt si bashkëkryetar.

Në një konferencë për mediat, Basha u shpreh se katër qëndrimet e Partisë Demokratike janë publike dhe shtoi se kush bën debate për karrige, por bën lojëra personale.

“Katër qëndrimet tona janë qëndrime publike, ne i mbështesim ato. Nëse dikush thotë nuk janë për lista të hapura, ne jemi për lista të hapura.

Më akuzojnë që kam qenë kundër, këto janë truke të vjetra. Janë gënjeshtra. Mua më ra goja për listat e hapura. Nëse dikush thotë nuk jemi për listat e hapura, është pozicionuar kundër qëndrimit tpnë. Ne do të bëjmë gjithçka për listat e hapura.

Kush ka frikë nga listat e hapura, është qëndrimi i tij, nuk është qëndrimi jonë. Kaq e thjeshtë është. E njëjta gjë për Shqipëria një zonë elektorale. Rregullat e lojës nuk ndryshojnë sa herë i ndryshon mendja dikujt. Partia Demokratike është Partia Demokratike.

Partia Demokratike ka përfaqësuesin e vet. Është Partia Demokratike ajo që ka të drejtën e përfaqësimit por kjo nuk është loja. Po shmangim debatin.

Debati është jemi apo nuk jemi për listat e hapura, votimin elektronik, nëse përgjigjet janë po dhe ka diskutiome të tjera, t’i paraqesim këto diskutime.

Këtu ka vetëm lojëra personale. Njerëzit e kuptojnë, këto janë qëndrime kundër listave të hapura”, u shpreh Basha.