Vendosni fjalën kyçe....

Dekretimi i ligjit për ngritjen e Komisioneve Hetimore, Bardhi: Presidenti të sillet në lartësinë e postit dhe jo si vartës i kryeministrit


Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat foli për ndryshimin e ligjit për ngritjen e Komisioneve Hetimore të dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj.

Bardhi u shpreh se u zhbë çdo rol i Kushtetutës dhe se Presidenti dekretoi  ligjin antikushtetues me votat e kryeministrit Edi Rama.

Më tej Bardhi tha se nëse kreu i qeverisë do të jepte mundësinë për të rishikuar ligjin, presidenti do të gjente argumente për ta rishqyrtuar.

“Për të shpallur ligjin antikushtetues. Kam për detyrë të komentoj një njoftim për shtyp të institucionit të Presidentit që ngre shqetësim për çdo qytetar shqiptar. Nëse lexon njoftimin për shtyp do të gjeni aty parimin që Presidenti ka mbi zbatimin e Kushtetutës. Shpallja e ligjit sot u bë bazuar në vendimin që nëse Rama do rishikonte ligjin, Presidenti do gjente agrumet për ta rikthyer çështjen në rishqyrtim. Begaj citon dhe një të pavërtetë, kanë qenë deputetët e opozitës që kanë shmangur një diskutim me mazhorancën. E vërteta është se opozita është në një betejë politike prej 3 muajsh, por kemi shprehur gatishmërinë e plotë për të gjetur zgjidhje për respektimin e rregullores. Jo që s’ka pasur asnjë reflektim, por në të kundërt ka shtuar masat agresive e arrogante ndaj opozitës. Pas sjelljes së Begajt ditën e hënë, kam njoftuar kabinetin e tij se çfarë do të bënte opozita, ishte zgjedhja e tij që të vinte në Parlament.

I bëj thirrje presidentit të ngrihet në lartësinë e detyrës. Unë e kuptoj që presidenti është zgjedhur me votat e mazhorancës mirëpo ky aspekt ka kaluar dhe tani duhet të sillet në lartësinë e postit dhe jo si vartës i kryeministrit. Është garant i kushtetutës. Nuk duhet ti fyejë përçarjes dhe akteve që e vendosin institucionin e presidentit përballë deputetëve të opozitës. Akti i sotëm i dha fund shansit që ne i kemi dhënë presidentit.”, u shpreh Bardhi..