Vendosni fjalën kyçe....

Marina amerikane kërkon të ekulibrojë hendekun me flotën kineze, nis modernizimin


Marina amerikane po përmirëson ndjeshëm katër shkatërrues të klasit ‘Arleigh Burke’ me radarë të përparuar dhe sisteme të luftës elektronike në një përpjekje të dukshme për të kundërekuilibruar fuqinë detare në rritje të Kinës.

Këtë muaj, The Warzone raportoi se Marina e SHBA-së ka emëruar USS Pinckney, USS James E Williams, USS Chung Hoon dhe USS Halsey për përmirësimet.

Përmirësimet do përfshijnë programin e ri të luftës elektronike në sipërfaqe, sistemet e menaxhimit termik, radarin e ri dhe një lloj të përmirësuar të sistemit Aegis.

Kompleti përmban teknologji aktive të skanimit elektronik, duke lejuar shpërthime të fuqishme të energjisë së radio-frekuencës për të nisur sulme elektronike në objektiva të shumtë. Marina amerikane po blen gjithashtu dy radarë të tjerë për t’i futur në anije të tjera.