Vendosni fjalën kyçe....

Greqi/ Vrau kunatin pasi dyshohet se i përdhunoi të bijën, gjykata lë në ‘arrest shtëpie’ 50-vjeçarin shqiptar


50 vjeçari shqiptar i cili vrau kunatin e tij 33 vjeçar Erion Pelivani pasi ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me vajzën e vogël që në moshën 9 vjeçare, është lënë në arrest shtëpie nga gjykata greke në Volvos.

Pas vendimit të dhënë ditën e sotme, familjarët e autorit shpërthyen në lot dhe në duartrokitje.

Të dy avokatët mbrojtës të të pandehurit, Alexis Kougias dhe Michael Vasilikos, që u vetëofruan për ta mbrojtur 50 vjeçarin shqiptar, u shfaqën të emocionuar në deklaratat e tyre për gazetarët.

” Ndihem mirë , ashtu si e gjithë shoqëria greke ndihet mirë,” tha Alexis Kougias.

Siç raportojnë mediat greke, hetuesi dhe prokurori nuk ranë dakord për rastin e 50 vjeçarit dhe Këshilli Gjyqësor në Volvos do të vendosë për këtë çështje. Deri më atëherë, shqiptari i akuzuar për vrasjen e kunatit të tij do të jetë në arrest të përkohshëm shtëpie