Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja mes grupeve të armatosura në Meksikë lë 8 të vdekur


Përplasja mes grupeve rivale në në komunitetin rural Colonia Emiliano Zapata, Meksikë, la 8 viktima. Të gjithë viktimat janë meshkuj me njëri prej tyre që është identifikuar deri tani.

Forca të ndryshme policore në Zacatecas u mobilizuan të premten pas një raportimi nga banorët pranë një rajoni malor midis komunave Villanueva dhe Tepetongo, të cilët raportuan të shtënat me armë zjarri të kalibrit të madh në një zonë të papopulluar.

Të shtënat me sa duket janë kryer nga civilë të armatosur, anëtarë të dy organizatave kundërshtare kriminale, të cilët takoheshin në rrugët e pista në këtë zonë, të përdorura prej muajsh për transferimin e drogës dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.

Skena e përplasjes së armatosur ishte komuniteti Emiliano Zapata në komunën e Villanueva, ku u vranë tetë persona, konfirmoi në një komunikatë Zyra e Prokurorit Publik të Zacatecas; të gjitha viktimat ishin meshkuj dhe mbetën të shtrirë në rrugën publike.

Deri tani është identifikuar vetëm një nga viktimat dhe trupi i tij tashmë u është dorëzuar familjarëve. Identiteti i shtatë personave të tjerë të vrarë gjatë konfrontimit nuk dihet.