Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Tashmë i takon komisionit hetimor të vendosë për shkeljen e Presidentit, nuk kam asnjë qëndrim


Kryeministri Edi Rama deklaroi se i takon komisionit të posaçëm hetimor të vendosë për shkeljet apo ajo të bëra nga Presidenti Ilir Meta.

Sipas Ramës nuk do jetë një qëndrim politik por i formësuar nga gjykimi juridik.

Më tej Rama është shprehur se qëndrimet mbi shkeljet e Presidentit i ka mbajtur kur u kryen ndërsa tani nuk është më punë e tij.

“Nuk kam asnjë qëndrim për këtë sepse është një çështje që i takon komisionit të posaçëm dhe ka të gjithë kompetencën për të gjykuar mbi shkeljen e bërë dhe për të konstatuar peshën e kësaj shkelje. Në fund nuk do të jetë një qëndrim politik, por i formësuar mbi gjykimin e atyre që e dinë këtë punë më mirë se ne të dy.

Nuk është më puna ime, qëndrimet i kam mbajtur kur ndodhi shkelja dhe për mua tani është shumë e rëndësishme që komisioni i Venecias është shprehur, sikur unë shprehja në mënyrë të përsëritur më pyesnit si do të bëhen zgjedhje me një parti dhe u thosha asnjë parti apo një grup nuk mund të marrin peng zgjedhjet. Këtë Venecia e ka thënë e zeza mbi të bardhë dhe nuk ka asnjë diskutim se shkuarja në zgjedhje ka qenë vendim i duhur dhe se zgjedhjet janë plotësisht legjitime”-deklaroi Rama në emisionin “Repolitix” në Report TV.