Vendosni fjalën kyçe....

Rusia vendos rekord të ri për dërgesat ditore të gazit në Kinë


 

Gjigandi rus i energjisë Gazprom njoftoi të shtunën se vendosi një rekord të ri për dërgesat ditore të gazit në Kinë më 12 janar, raporton Anadolu.

“Furnizimi nëpërmjet tubacionit të gazit Power of Siberia ka tejkaluar sërish detyrimet kontraktuale ditore të kompanisë”, tha kompania në një deklaratë, pa specifikuar se sa hidrokarbure janë furnizuar.

Gazprom tha se dërgesat përmes Power of Siberia bëhen sipas kushteve të një marrëveshjeje dypalëshe afatgjatë me kompaninë kineze të energjisë CNPC (China National Petroleum Corporation).

Tubacioni Power of Siberia, i ndërtuar nga Gazprom në Siberinë Lindore midis 2015 dhe 2019, transporton gaz natyror nga rajoni rus Yakutia në Kinë.