Vendosni fjalën kyçe....

S’ka më “Netflix” pa paguar, kompania do t’i japë fund ndarjes së fjalëkalimeve në fillim të 2023-shit


Netflix po ndërmerr hapa të mëdhenj për t’i dhënë fund ndarjes së fjalëkalimeve dhe për t’i detyruar përdoruesit të paguajnë për llogaritë e tyre individuale pas pushimeve dimërore.

Wall Street Journal raporton se Netflix po i afrohet fundit të epokës së ndarjes së fjalëkalimeve, gjë që do të paraqesë sfida si për përdoruesit ashtu edhe për vetë kompaninë e transmetimit.

Për vite të tëra, kompania kishte shmangur trajtimin e çështjes, pasi studiuesit brenda Netflix e identifikuan ndarjen e fjalëkalimeve si një problem të rëndësishëm që po reduktonte abonimet në vitin 2019.

Megjithatë, kompania ishte e shqetësuar se si ta trajtonte këtë çështje pa shkaktuar pakënaqësi tek klientët e saj. Bllokimet e koronavirusit sollën një rritje të abonentëve të rinj dhe plani për të shqyrtuar këtë çështje u la në pritje.

Siç shkruan Breitbart, Netflix nuk u përpoq në mënyrë aktive të frenonte praktikën e ndarjes së fjalëkalimeve deri këtë vit, pasi kompania përjetoi një rritje të humbjeve të abonentëve.

Në një mbledhje të kompanisë të mbajtur jashtë Los Anxhelosit në fillim të këtij viti, një nga CEO-t e kompanisë, Reed Hastings u tha drejtuesve të lartë se rritja e shkaktuar nga pandemia e abonentëve kishte maskuar ashpërsinë e problemit të ndarjes së fjalëkalimeve dhe se ata e kishin lejuar atë të vazhdonte për shumë e gjatë.

Reed Hastings

Reed Hastings

 

Sipas Netflix, mbi 100 milionë shikues aktualisht kanë akses në shërbimet e tyre duke përdorur fjalëkalime që ata i kanë marrë nga njerëz të tjerë, si anëtarët e familjes ose miqtë.

Kompania ka njoftuar se nuk do ta lejojë më këtë praktikë duke filluar nga viti 2023 dhe do të kërkojë nga njerëzit që ndajnë llogaritë të paguajnë për privilegjin. Pritet që Netflix të fillojë zbatimin e këtij ndryshimi në Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit.

CEO-ja tjetër i Netflix, Ted Sarandos, u tha investitorëve në fillim të dhjetorit: “Mos bëni gabim, nuk mendoj se konsumatorët do ta duan atë menjëherë”.