Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihen nga flakët pesë banesa në Burrel


Pesë banesa janë përfshirë nga flakët në qytetin e Burrelit.

Fillimisht zjarri ka rënë në banesën e Sokol Skilës, por flakët janë përhapur edhe duke djegur pjesërisht edhe katër shtëpi të tjera, dy prej të cilave në pronësi të Fatmir Bushatit dhe të Eltion Pjetrit

“Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Burrelit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S.S.  Si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit  janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me banesën e shtetasit S.S., banesa private me çati të përbashkët”, njofton policia.