Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli marrëveshje me Katarin për dërgimin e medikamenteve për pengjet


Izraeli ka bërë një marrëveshje me Katarin që do të lejojë dërgimin e medikamenteve për pengjet që mbahen nga Hamasi në Gaza, tha të premten një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit.

Në deklaratë thuhej se barnat do t’u jepeshin pengjeve “në ditët e ardhshme”.

Nga ana tjetër, Izraeli ka shtuar bastisjet e tij në qytetet palestineze në të gjithë Bregun Perëndimor, duke sulmuar kampet e refugjatëve dhe duke arrestuar dhjetëra.

Palestinezët në Tulkarem, ku tre luftëtarë u vranë nga forcat izraelite të hënën, thonë se bastisjet e ushtrisë janë bërë të pandërprera që nga 7 tetori.