Vendosni fjalën kyçe....

Zyka: Vajza në Greqi dyshohet se u përdhunua nga vëllai i njerkës, jo i nënës


Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Greqi ku një 18-vjeçare denoncoi fillimisht të babai i saj se ishte përdhunuar për 9 vite me radhë.

Doktor Luan Zyka, kryetar i komunitetit shqiptar të Selanikut në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se dyshohet se vëllai i njerkës ka përdhunuar 18 vjeçaren duke e shantazhuar nëpërmjet videove.

Ngjarja është tragjike, tragjike për babain, i cili ndodhet në burg me një fëmijë të helmuar. Unë kam biseduar dje me Policinë e Volosit, u interesuam për gjendjen psikike të babait dhe vajzës. Pranë tyre ka organe të caktuara psikologjike.

Vajzën e ka përdhunuar vëllai i njerkës, jo vëllai i nënës. Çështja ka të bëjë me problemet e familjes shqiptare emigrante. Janë nga Skrapari të dy familjet, edhe i ati i vajzës dhe përdhunuesi 33-vjeçar. Një njeri i familjës që të përdhunojë për 9 vite fëmijën dhe pjesëtarët e tjerë të mos e marrin vesh… Ai e shantazhonte për të marrë para.

Vajza ishte studente dhe qiradhënësi i thotë që vajza jote nuk ka paguar paratë. Këtu u zbulua kjo ngjarje. Autori i dyshuar shantazhonte vajzën me video të marrëdhënieve seksuale, për t’i marrë para. Nëse kjo është e vërtetë, ai ka qenë një mostër psikologjike”, tha Zyka.

50-vjeçari shqiptar babai i 18-vjeçares vrau vëllain e gruas së dytë, 33-vjeç, Erion Pelivani pasi vajza e tij i tregoi për përdhunimin.

Autori 50-vjeçar është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij e parë. Gruaja e parë ka humbur jetën në një aksident rrugor, ndërsa me gruan e dytë dhe njëkohësisht motrën e viktimës ka një fëmijë.

Erion Pelivani (vëllai i njerkës) majtas, Fatmir Tarellari (djathtas)