Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, do shqyrtohet programi i Kuvendit 15 janar-23 shkurt


Mbahet sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Kuvendi njofton se mbledhja do të nisë në orën 12:00, ku do të shqyrtohet programi 15 janar-23 shkurt.

–Shqyrtimi i draftprogramit të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar 2024 – 23 shkurt 2024

– Shqyrtimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar 2024 – 2 shkurt 2024

– Shqyrtimi i draftkalendarit të kontrollit parlamentar të Kuvendit (agjenda vjetore për kontrollin e mbikëqyrjes parlamentare për institucionet e

pavarura dhe agjencitë ligjzbatuese), si dhe projektkalendari vjetor i kontrollit parlamentar (seanca dëgjimore dhe vizita monitoruese të komisioneve parlamentare).

– Miratimi i Draftplanit të Veprimit për adresimin e rekomandimeve për Kuvendin në raportin e Komisionit Europian për shqyrtimin analitik për Grup – Kapitujt e Parë, Cluster 1 (Themelorët), njofton Kuvendi.