Vendosni fjalën kyçe....

Bashkëpunëtori i krimit rrëfen si e vranë dhe fshehën trupin 41-vjeçares shqiptare në Greqi


Zbulohen të tjera detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares shtatzënë në Greqi. Viktima është identifikuar si Gjeorgjia Murati, teksa i dyshuari kryesor është partneri i saj dhe shoku i këtij të fundit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 39-vjeçari kishte përgatitur një “grabitje false” ku do të mobilizonte 41-vjeçaren. Më pas autori së bashku me mikun e tij, 34 vjeç, kishin planifikuar të shkonin të shtëpia e Muratit, ku do të merrnin një shumë prej afro 8 mijë eurosh.

Ishte pikërisht miku i autorit i cili rrëfeu para autoriteteve se rreth orës 11 të natës së Vitit të Ri, 39-vjeçari dhe partnerja e tij u kthyen në shtëpinë e tyre. Ai vetë ishte fshehur në errësirë.

Ai rrëfeu se e kërcënuan 41-vjeçaren me thikë, e çuan në dhomën e gjumin ku e prangosën dhe i mbuluan sytë. Sipas dëshmisë të 34 vjeçarit, ai zbriti automjetin që do të largoheshin, dhe vetëm pas afro 10 minutash zbriti partneri i Muratit.

“Dhjetë minuta më vonë ai zbriti dhe më kërkoi ndihmë duke më thënë se i ka vdekur partnerja”, mësohet se i ka thënë policisë 34-vjeçari duke treguar se gruan e ka gjetur në një pellg gjaku.

I marrë në pyetje nën hetim nga efektivët e policisë, 39-vjeçari deklaroi se nuk kishte dijeni për fatin e partneres së tij. Informacionet thonë se ai ka dëshmuar se natën e ndërrimit të viteve kanë fjetur bashkë dhe mëngjesin e nesërm partnerja e tij 41-vjeçare shtatzënë është larguar me një destinacion të panjohur, duke iu marrë para nga kursimet e përbashkëta.