Vendosni fjalën kyçe....

Qëlloi me çifte makinën poshtë pallatit, ndalohet 83-vjeçari në Shkodër


Një person është arrestuar në Shkodër pasi qëlloi me armë gjatë natës.

Fasli Hyka dyshohet se qëlloi me armë nga kati i pestë i pallatit ku banonte drejt një makine që ka qenë e parkuar poshtë.

Pas ngjarjes ai është larguar por është ndaluar pak orë më vonë nga policia.

Sipas bashkëshortes Hyrie Hyka, bashkëshorti i saj kishte dëgjuar zhurma poshtë pallatit pas mesnate.

Fillimisht, thotë ajo, 83-vjeçari ka njoftuar policinë për zhurmën shqetësuese e më pas ka debatuar me të rinjtë që ndodheshin poshtë. Ajo pohon se të rinjtë e kanë sharë 83-vjeçarin i cili më pas ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar.

Hyrie Hyka tha gjithashtu se bashkëshorti i saj ka dashur të vetëdorëzohet në polici në mëngjes por është ndaluar pas ndërhyrjes së efektivëve.