Vendosni fjalën kyçe....

Meta pas takimit me Berishën: Me 15 maj shumica e bashkive dhe këshillave bashkiakë do i përkasë opozitës


Kreu i Partisë së Lirisë  Meta ishte në selinë blu, ku takoi ish-kryeministrin Berisha. Pas përfundimit të takimit Meta tha se më 15 maj, shumica e bashkive do i takojnë opozitës.

“Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkive në gjithë Shqipërinë i përket ndryshimit dhe opozitës të bashkuar dhe pa asnjë diskutim e shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do i përkasë opozitës.” – tha Meta.

Takimi i Metës me Berishën vjen pas një tjetër takimi mes krerëve të opozitës në fundjavë.

Kandidatët e primareve pritet të garojnë nën siglën e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ pas vendimit të gjykatës për t’ia lënë vulëne simbolet e PD-së grupit të Alibeajt e pas vendimit të KQZ-së për të pranuar aplikimin e këtyre të fundit.