Vendosni fjalën kyçe....

Reshje bore në qarkun e Korçës, trashësia arrin mbi 50 cm, rreth 500 familje pa drita


Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje intensive dëbore. Aktualisht vështirësi në qarkullim raportohen në segmentin rrugor Shtyllë-Panarit, pasi reshjet e dëborës në këtë zonë arrijnë deri në 60 cm.

Momentalisht rruga segmenti rrugor është i hapur, pasi dy fadroma po punojnë për hapjen e rrugës, por kalimi behet vetëm me zinxhirë. Në augmente të tjera të qarkut, nuk paraqiten probleme, por shoferët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore.

Ndërkohë që për shkak të motit të keq raportohet që rreth 500 familje në gjithë qarkun janë pa energji elektrike, ndërsa disa grupe të OSHEE-së po punojnë në terren për rikthimin e energjisë.