Vendosni fjalën kyçe....

Studentët nisin bllokimin e rrugëve, drejtohen në 3 pika të ndryshme


Studentët e kanë përshkallëzuar protestën e tyre. Një pjesë e tyre janë larguar nga Kryeministria dhe janë drejtuar në rrugë të ndryshme të kryeqytetit për t’i bllokuar ato.

Kështu një pjesë e studentëve janë nisur drej Bankës së Shqipërisë për të bllokuar kryqëzimin që ndodhet aty, një pjesë do bllokojnë kryqëzimin e Zogut të Zi, kurse një pjesë do bllokojnë kryeqëzimin që ndodhet pranë Kryeministrisë.

Studentët janë sot në ditën e 13-të të protestës. Ata kërkojnë plotësimin e 8 pikave që kanë parashtruar prej disa ditësh tashmë dhe kanë refuzuar deri tani çdo ftesë të kryeministrit Rama për bisedime.

Ata thonë se nuk kanë ndërmend që të dorëzohen deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre. Ata u mblodhën mëngjesin e sotëm në fakultetet përkatëse dhe më pas u drejtuar para Kryeministrisë ku u mbështetën nga një numër i madh qytetarësh, të cilët i janë bashkuar protestës së tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *