Vendosni fjalën kyçe....

Policia i shkon për kontroll Berishës në banesë


Drejtori i Krimit Ekonomik në Tiranë ishte sot paradite në banesën e Sali Berishës për të kontrolluar nëse ai po zbaton masën e sigurisë caktuar nga GjKKO një ditë para vitit të ri.

Sipas informacioneve, Erion Ismaili, Drejtori i krimit ekonomik në Tiranë i cili ishte pjesë kontrollit, shoqëruar nga një efektiv i veshur me uniform policie dhe një grua e veshur civile pasi komunikojnë me truprojen e Berishës shoqërohen për të hyrë në pallat drejt apartamentit ku ndodhet ish kryeministri në rrugën “Mustafa Metohiti’ në Tiranë

Oficerët kanë qëndruar jo më shumë se 7 minuta.

PAK ua ka lënë detyrë policëve që të trokasin në derën e Berishës dhe verifikojnë nëse është aty apo jo. Nuk ka asnjë orar se kur kryhet kontrolli, ndërkohë që për çdo kontroll, oficeri shënon nëse Berisha është në banesë dhe përgatisin një raport, ku pritet të përfshijnë edhe fjalimet e Berishës nga dritarja, në shkelje të vendimit të gjykatës. 

Ndërkohë që pak ditë më parë mbështetës të Berishës zhvilluan një tubim në mbështetje të tij, duke e përshëndetur nga ballkoni.

Berisha akuzohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.