Vendosni fjalën kyçe....

Gjobat rrugore, policia bën sërish kërdinë


Efektivët e policisë rrugore bëjnë sërish kërdinë me gjoba, heqje lejesh drejtimi dhe arrestime.

Nga kontrollet në rrugët urbane dhe interurbane në të gjithë vendin, duke përdorur  dronë, kamera dhe aparate fotografike përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. 

Janë pezulluar 53 leje drejtimi, nga të cilat 32 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 166 km/h në aksin Fier-Vlorë) dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 0.70 m/l), njofton policia.        

Po kështu janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin 1824 drejtues mjetesh, ku 351 për parakalime të gabuara, 344 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 290 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 287 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 245 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe po kështu janë ndëshkuar me masë administrative nga Policia Rrugore e Tiranës 307 drejtues mjetesh për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës.