Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, automjeti përplas burrë e grua që po lëviznin me motor


Një aksident sapo ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Bitinckë. Sipas informacioneve të para mësohet se një mjet ka përplasur një motor me të cilin udhëtonin burrë e grua.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, çift, të cilët po transportohet në spitalin rajonal të Korçës.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip “Isuzi” me drejtues shtetasin Sh. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij D. H., rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.