Vendosni fjalën kyçe....

Vrasje e dyfishtë në Shkodër, viktimat babë e bir


Një vrasje e dyfishte ka ndodhur në Dukagjin, ku kanë mbetur të vrarë babë e bir, Gj.G dhe E.G.

Mbremjen e kaluar viktimave persona te paidentifikuar i kane djegur shtepine ne fshatin Bruçaj te njesise Pult ne Dukagjin.

Gjate dites se sotme kane shkuar per të parë banesën e djegur dhe aty persona të paidentifikuar i kanë qëlluar duke i lënë të vdekur në vend.

Policia vendore e Shkodres është nisur drejt vendngjarjes ndërsa është e paqarte përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.