Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Berishës: E kemi dërguar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares në formë që parashikon ligji


 Avokatët e Sali Berishë, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj janë paraqitur sot në seancën e radhës në GJKKO, ku do të jepet masa për ish-kryeministrin.

Pak para nisjes së seancës, Mëngjesi deklaroi për mediat se kërkesën për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka e kishin paraqitur me postë, sipas procedurave ligjore. Ndërkohë, dje GJKKO tha se nuk është dorëzuar asnjë kërkesë.

“E kemi dërguar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares në formë që parashikon ligji. Tani erdha për të tërhequr vendimin. Sapo mora vendimin e parë të rudina palloit për refuzimin e përjashtimit. Tani njoftova sekretarinë për kërkesën që kemi nisur me postë. Por pres marrjen e provave mënyrën si është shortuar Palloi për të marrë vendimin dhe mendimin e gjyqtares Gjoka për kërkesën”, tha ai.