Vendosni fjalën kyçe....

Rusia i zhbllokon pjesërisht aksesin Ukrainës në portet e Detit Azov


Rusia rihapi pjesërisht trafikun përmes ngushticës Kerç ndaj porteve të Ukrainës të hënën, njoftoi Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës.

“Anijet po ndalohen nga pala ruse, ata ende po i inspektojnë ato, por pjesërisht trafiku është rivendosur”, citoi ministria e infrastrukturës, Volodymer Omelyan. Portet e Berdyansk dhe Mariupol janë “pjesërisht të hapura”, tha ai.

Omelyan kishte njoftuar më parë në 28 nëntor se anijet ishin ndaluar të largoheshin dhe të hynin në Berdiansk dhe Mariupol.

Shtatëmbëdhjetë anije janë duke pritur në hyrje të Detit të Azov dhe nëntë të tjera anije janë transferuar në portet, sipas njoftimit.

Omelyan tha se portet e Ukrainës u zhbllokuan si rezultat i reagimeve ndërkombëtare, vëmendje nga mediat e huaja dhe veprimet e koordinuara të autoriteteve ukrainase.

Javën e kaluar, Ukraina zbatoi ligjin ushtarak në përgjigje të një incidenti në të cilin forcat ruse hapën zjarr mbi tre anije të Ukrainës në brigjet detare të Krimesë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *