Vendosni fjalën kyçe....

Carabinierët italianë trajnojnë efektivët e Policisë Ushtarake shqiptare për ruajtjen e rendit publik


Efektivët e Policisë Ushtarake shqiptare u trajnuan nga Carabinierët italianë në shpërndarjen e turmave dhe ruajtjen e rendit publik.

Nëpërmjet një postimi, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vlerësoi këtë trajnim, si pjesë e  bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e mbrojtjes.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e mbrojtjes u përmbyll këtë vit me trajnimin e efektivëve të Policisë sonë Ushtarake nga Carabinierët italianë në shpërndarjen e turmave dhe ruajtjen e rendit publik”, shkroi Peleshi.