Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Turqi, përplasen 7 automjete, 10 viktima dhe 59 të plagosur


 

Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku 10 persona kanë humbur jetën dhe 59 janë plagosur, si pasojë e përplasjes së 7 automjeteve në provincën Sangari.

Sipas mediave, aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe dyshohet se shkak ka qenë mjegulla e dendur që kishte mbuluar zonën.

Në aksidetin tragjuk u përfshinë shtatë automjete, 3 autobusë dhe 1 kamion. Shkak dyshohet se ka qënë një makinë e cila ka përplasur një kamion, raportojnë mediat turke.

Pas përplasjes së parë, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë goditur nga automjetet që i kanë ardhur me shpejtësi, sipas guvernatorit të Sangario, Yasar Karadeniz.

Shtatë nga personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse dhe policie ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.