Vendosni fjalën kyçe....

Shuhet pas 10 orësh në flakë zjarri në Lushnjë


Rreth orës 01:00 forcat zjarrfikëse duket se kanë arritur të shuajnë zjarrin në qendrën tregtare Metropol e cila shpërtheu rreth orës 14.40 minuta të 25 dhjetorit në qytetin e Lushnjës.

Rreth orës 18:00 policia deklaroi se kishte arritur të kryente evakuimin e plotë të banorëve në apartamentet e kateve të mësipërme. Është dashur ndërhyrja e forcave RENEA e cila ka arritur të hyjë në çdo apartament për të bërë evakuimin e plotë të tyre.

Në operacionin e evakuimit morën pjesë dhe forcat Shqiponja, forcat speciale dhe forcat zjarrfikëse. 

Rreth 40 persona u dërguan për mjekim për tu trajtuar pas gjendjes së asfiksisë së pësuar nga tymi.

Kur u duk se zjarri u vu nën kontroll, në mbrëmjen e 25 dhjetorit vatra u riaktivizua dhe mori përmasa të mëdha duke djegur katin e fundit të qendrës si dhe duke rrezikuar apartamentet.