Vendosni fjalën kyçe....

Kina lëshon tre satelitë në hapësirë nga deti


Kina ka lëshuar në hapësirë tre satelitë nga deti, për herë të dytë këtë muaj, transmeton Anadolu.

Në misionin e saj të 503-të, një raketë “Long March-11” lëshoi tre satelitë “Shiyan-24C” nga qendra e nisjes satelitore Taiyuan në ujërat pranë brigjeve të qytetit Yangjiang në provincën jugore Guangdong në orën 6:39 të mëngjesit, raportoi agjencia e lajmeve Xinhua me bazë në Pekin.

Satelitët Shiyan-24C do të përdoren për eksperimente shkencore dhe teknologjike hapësinore.

Në fillim të këtij muaji, Kina lëshoi për herë të parë një satelit në hapësirë nga Deti i Kinës Jugore.

Qendra e lëshimit të satelitëve Taiyuan kishte lëshuar raketën Smart Dragon-3 (SD-3) që mbante satelitin CX-19 në orbitën e planifikuar për të testuar teknologjitë e internetit satelitor.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AA.