Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza gjyqtares Irena Gjoka e prokurorit Arben Kraja: E para në konflikt interesi, tjetri ish-hetues i Sigurimit


Sali Berisha përsëriti sot se gjykatësja Irena Gjoka është në konflikt interesipasi është shkarkuar prej tij në vitin 1996.

I ftuar në emisionin “A Krasta Show” ai tha se një nga prokurorët e çështjes, Arben Kraja nuk duhet të ishte në sistemin e drejtësisë si ish-hetues i Sigurimit të Shtetit para viteve ’90.

“Ajo ishte shkarkuar më 8 shkurt 1996. Iu kërkua të dorëhiqej. Sot i kanë dërguar zonjës edhe vendimin e kësaj. Shkuan në parlament për të forcuar masën, e dënueshme kjo nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Straburg. Arben Kraja nuk e lejon të jetë në prokurori sepse ka qenë hetues i ish-sigurimit. Ai vijon sot si shërbëtor i Edi Ramës. Ata dosjen e kanë dënuar në fshehje provash. Kur është pyetur sot janë përgjigjur na bëni një memo, na i sillni me memo. Ato janë dorëzuar 4 muaj më parë nga Malltezi kur paditi Taulant Ballën.” – tha Berisha.

Pak ditë më parë dhe sot gjithashtu është zbuluar një dokument për riemërimin në punë të gjyqtares Irena Gjoka 6 muaj pas shkarkimit nga ILD-ja qe kryesohej nga Berisha, që asokohe ishte president i vendit.